Trigger Point-Pikat e dhimbshme
Pak a shumë të gjithëve u është thënë që kur kanë dhimbje koke është mirë që të fërkojnë muskujt e qafës dhe jo rrallë një gjë e tillë të lehtëson. Por pse ndodh kjo?
Pikat e dhimbjes (apo “triggerpoint”, sic u referohen shpesh mjekët), janë përgjegjëse për probleme të ndryshme në trupin tonë. Një informacion i tillë ndihmon tepër për të ditur se ku duhet të drejtohemi dhe se si të kurojmë veten në probleme të caktuara.
Cfarë janë Triggerpoint ( TP)?
Triggerpoint = TP janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndihet lehtë si një kokërr e vogël ose e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjitha fibrat muskulare mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel” të tensionuar që ndjehet qartë në muskul. Nyjet e formuara mbi muskul quhen pika dhimbje miofashale, për t’i dalluar nga pikat e dhimbjes të formuara në indet e tjera të buta, si: lëkura, ligamentet, tendinat.
A janë pikat e dhimbjes njësoj si spazmat muskulare?
TP dhe spazma muskulare nuk janë e njëjta gjë. Një spazmë muskulare shkakton një kontraktim të fortë dhe të dhunshëm të të gjithë muskulit, ndërsa TP është një kontraktim vetëm në një pjesë shumë te vogël të muskulit. TP dhemb kur shtypet me gisht dhe ndihet lehtësisht poshtë gishtit si një kokërr që tenton të lëvizë kur gishti ushtron presion mbi të. Akoma më e rëndësishme është që TP e percjell dhimbjen në vende të tjera të trupit, larg vendndodhjes së vet. Për shembull një dhimbje kokë nuk mund të shkaktohet nga një problem në kokë, por mund të jetë dërguar në pjesën e kokës nga një ose më shumë TP që gjenden në muskujt e qafës. Mos e kërkoni kurrë problemin në vendin ku ndjeni dhimbjen.
TP miofashal janë shumë të zakonshme dhe gjenden pothuaj gjithmonë në trupin e njeriut. Ato nuk njihen kollaj dhe identifikohen jo gjithmonë korrekt si shkaktare të dhimbjeve në muskujt e skeletit. Fatkeqsisht ndodh që mjekët nuk dinë shumë rreth tyre dhe meqë TP nuk kapet nga grafia, pacientëve u tregohet që nuk është asgjë serioze, mund të përdorin qetësues, sepse nuk mund të bëhet me shumë për eliminimin e dhimbjeve muskulare.
Është tashmë e vërtetuar qartësisht që TP shkaktojnë ose kontribuojnë në një sërë problemesh si: dhimbje koke, qafe, shpatullash, mesi, simptomat e tunelit karpal, sindromën e “bërrylit të tenisit” dhe shumë lloje dhimbje kycesh që diagnostikohen gabimisht si artrite, tendinite, bursite ose dëmtime ligamentoze.
Si mund t’I njohim ku janë pikat e dhimbjes?
Është e rëndesishme të dimë që TP vetë nuk dhëmb. Kur ne ushtrojmë presion me gisht mbi të, sigurisht që do të ndjejmë një dhimbje therëse. Shumë pacientë janë befasuar nga gjetja e pikave të tilla të dhimbshme në trupin e tyre. Një terapist manual arrin të gjejë shumë shpejt ekzistencën e TP-ve në muskul nëpërmjet prekjes.
Shpërndarja e dhimbjes bëhet në një mënyre dhe skema të përcaktuara mirë. Një pikë e dhimbshme nuk është gjithmonë një TP. Duhet që gjatë ushtrimit të presionit mbi pikën e dhimbshme të ndodhë shtrirja e dhimbjes. Mbas heqjes së presionit mbi pikën e dhimbshme, pacienti do të ketë një ndjenjë lirimi dhe lehtësimi.
TP kanë tendencën të veprojnë në grup. Pra, pritet që të gjenden më shumë se një TP mbi një muskul të tensionuar.
Klasifikohen në dy grupe
Pika dhimbjeje aktive: provokon simptomologji të dhimbshme kur ushtrohet presion mbi to.
Pika dhimbjeje latente: nuk ka dhimbje, gjetja dhe simptomat e TP latent është e vështirë. Janë në gjendje të aktivizohen dhe të kthehn në TP aktive.
Cfarë i shkakton TP?
Të gjithë njerezit zhvillojnë pika dhimbjeje në muskujt e tyre. Disa më shumë se të tjerët për shumë arsye. Mosha e rritur, traumat akute, aksidentet e ndryshme, rrëzimet, frakturat, ndërhyrjet kirurgjikale, ushtrimet fizike të bëra gabim, pozicionet e qëndrimit të vecanta, infeksionet (bakteriale-virusale), inflamacionet, prishja e ekuilibrit hormonal. Dhimbja kronike mbi muskul shkakton mbajtjen e qëndrimit të gabuar, shqetesime me gjumin, punën, përqëndrimin, crregullim të funksionimit normal të organeve të ndryshme.
Sa kohë zgjat dhimbja dhe trajtimi?
Në rastin e problemeve akute, simptomat shfaqen pas disa minutash dhe mund të eleminohen brenda 3-10 ditë. Problemet kronike që zgjasin shumë, janë shumë komplekse për t’u trajtuar dhe shpesh më pak efektivitet. Në këtë rast trajtimi dhe eleminimi i simptomave zgjat afro 6 javë.
Si trajtohen pikat e dhimbjes?
Pikat e dhimbjes mund të trajtohen në disa mënyra në varësi të trajnimit dhe specializimit të fizioterapistit. Mjekët mund të përdorin anestezi lokale, injeksione kortizonike, gjilpëra akupunture, përdorimi i sprucove të ftohta, tërheqje muskulare, masazh.
Për afërsisht 3 ditë trajtimi bëhet thyrja e rrethit vicioz që mban muskulin të kontraktuar. Rritja e qarkullimit të gjakut që ka qënë i kufizuar në zonën rreth pikave të dhimbjes dhe fibrave të kontraktuara, me pamjaftueshmëri të oksigjenit dhe vlerave të tjera ushqimore. Cilido qoftë lloji i trajtimit të pikave të dhimbjes, gjithmonë trajtimi mbyllet me streching.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355672847074
www.klinikabalance.com
rr Ndreko Rino pll Viridario 1 Tirane
The best position is the next position.