Dhimbja legenit.
Dëmtimi i Labrum
Dhimbja e artikulacionit coxo-femural ose në gjuhën popullore, çapoku, gallgania është një gjendje tipike patologjie e moshës së tretë. Por kjo nuk përjashton edhe moshat më të reja kur kemi të bëjmë me situate të mbingarkesave në aktivitete pune ose sportive, traumave, aksidenteve, nderhyrjeve kirurgjikale etj.
Shkaqet
Mosha, gjinia, stili i jetës, lloji i punës , aktiviteti sportiv, probleme të aparatit levizës si skolioza, luksacione cogenito ( te lindur), frakturat, aksidentet, traumat, infeksione dhe inflamacione në zonën përrreth çapokut.
Llojet e sëmundjeve duke filluar nga më seriozet janë:
Artroza – degjenerimi gradual i cipës së kartilagjenit që mbështjell kokën e çapokut dhe zgavrën ku vendoset çapoku (art. coxo-femural). Në varësi të gradës së artozës, përcaktohet edhe lloji i trajtimit. Dhimbjet janë të vazhdueshme dhe provokohen nga ecja, qëndrimi i gjatë, ngritja e peshave, ndryshimi i kohës etj.
Dëmtimi i Labrum– Dëmtim si rrjedhojë e traumave sportive ose aksidenteve ( akute) dhe dëmtim gradual, degjenerativ që zgjat në kohe dhe do të shtjellohet me poshtë gjërësisht.
Bursitis – Inflamacion i bursave sidomos në pjesen trokanteri major si rrezultat i levizjeve të ripërsëritura nën ngarkesë si ecja e gjatë dhe në terren të pjerrët ngjitës, vrapimi në terren të fortë, në pista palestre pa amortizim, ngritje shkallësh etj.
Piriformis sindrom – fenomeni i dhimbjes në qëndër të vithes si rrezultat i inflamimit të nervit shiatik që preket nga muskuli pirifomis ( i shkurtuar)
Luksacioni – dalja e kokës së femurit nga zgavra e artikulacionit coxo-femural dhe si rrjedhojë prishja e integritetit dhe funksionimit të çapokut ( gallgania). Ndodh shumë rrallë dhe kryesisht në rastet e traumave ose aksidenteve të rënda.
Frakturat – Më së shumti ndodh në pjesën e qafës së femurit ose kokës së femurit.
Infeksionet – kryesisht bakteriale që prekin stuktura të ndryshme dhe shkaktojnë përkeqsim të indeve në furnizimin me gjak dhe linfë dhe rrjedhimisht degradim të tyre.
Postura– Nje posturë e çrregullt është faktor shumë përcaktues për fillimn e problemve të shtyllës dhe rrjedhimisht të art. Coxo-femural ( çapokut). Posturë e dobët nënkuptohet që në aspektin bio-mekanik ( mekanika e trupit) të kemi devijim nga simetria në të gjitha planet, psh prezenca e skoliozës, hiperkifozes ( harkime të ekzagjeruara të pjeseve të shtyllës). Mungesa e masës së duhur muskulare që është në gjendje të mbajë mirë shtyllën dhe të kryejë punën sa më mirë.
Mardhenia segmentare– kjo nënkupton lidhjen që ekziston midis organeve dhe pjesëve të ndryshme të kurrizit, fundshpinës, legenit, gjymtyrëve etj.
Psh. Inflamacioni I zorres së trashë (colon) përveç vendit ekzakt të inflamuar e shtrin ( radion) dhimbjen edhe në zonën e çapokut. Kjo mardhënie quhet mardhënie segmentare.
Dhimbja dhe ecuria e simptomave në çdo njërin nga këto patologji është e ndryshme dhe kërkon diagnostifikim të mirë. Në të gjitha rastet fillohet me një konsultë tek mjeku Ortoped.
Ortopedi përcakton diagnozën dhe llojin e trajtimit. Për këtë duhet bërë një kosultë e detajuar ku nevojitete edhe imazheria si psh, grafia, rezonanca manjetike, eko etj.
Qëllimi I këtij materiali është trajtimi më i hollësishëm i njërës nga patologjitë e çapokut që quhet demtimi i Labrum.
Dëmtimi i labrum.
Labrum është një unazë prej indi lidhes që ndodhet e vendosur përreth zgavrës së acetabulum ku vendoset koka e fumurit dhe shërben për mbajtur të sigurtë kokën e femurit në zgavër ndërsa lejon fleksibilitetin dhe lëvizjen e kyçit të çapokut si dhe siguron shpërndarjen e prosionit gjatë aktivitetit fizik.
Ka lloje të ndryshme dëmtimesh të Labrum.
- Ndryshimet degjeneruese– ndodhin kur Labrum punon nën ngarkesë dhe stress ose në situatë të aktivitetit me levizje përsëritëse dhe për një kohë të gjatë. Ky lloj dëmtimi përfshin fërkim, çarje të përgjithshme në zona të mëdha dhe formim çisti mbrenda hapsirës së artikulacionit të çapokut.
- Shkeputja– ndodh kur Labrum shkputet nga sipërfaqja e kontaktit me acetabul ( zgavrën) dhe qafën e femurit. Kjo si rrezultat I traumave si femuroacetabul impingement. Në këtë rast këshillohet një vizitë tek specialisti OrtopediI specializiuar për çapokun.
Dëmtimi I Labrum mund të ndodhë në çdo moshë.
Shkaqet e dëmtimit :
- Aktivitet me levizje të përseritura të çapokut, vrapimi, futboll, basketboll etj
- Dëmtime traumatike nga rrëzimi, aksidente automobilistik, ose sportive.
- Konsumim normal me kalimin e kohës.
- Zhvillime të situatave të ndryshme në çapok , luksacio, impingement ( ngjeshje nën presion)
- Sëmundja Legg-Calve’-Perthes
- Slipped capital femorale epiphysis ( SCFE)
Simptomat
Dëmtimi i Labrum mund të shkaktojë dhimbje dhe instabilitet të artikulacionit coxo-femural dhe të dëmtojë indin e tjera dhe kartilagjenin në artikulacion që sjell Osteoarthritis me kalimin e kohës.
Lloji I dhimbjeve mund të jenë : 1-dhimbje e fortë therrëse në pjesën e përparme të legenit. 2-Zhurmë në formë Klik dhe ndjesi rrëzimi . 3-Shtangësi dhe vështirësi lëvizje të art coxo-femural.
Si ndjehet dëmtimi i Labrum.
Dëmtimi I Labrum mund të ndjehet tek çdo person ndryshe, në varësi të tipit të dëmtimit, gradës së dëmtimit, por zakonisht përjetohet shumë e bezdishme dhe e dhimbshme. Zakonisht përjetohet në pjesën e përparme të legenit në rrëzë të hijes por mund të shtrihet edhe në kofshë ose vithe. Mund ta ndjeni kur rrotulloheni mbi njërën këmbë, ngjisni shkallët, uleni për një periudhë të gjatë ose përkuleni. Të gjithe pacientët kanë ndjesinë e instabilitetit kur peshojne mbi anën e dëmtuar.
Diagnostifikimi.
Doktori juaj do të bëhë një kontroll dhe test të lëvizshmërisë së çapokut dhe do të përcaktojë ku është ekzaktësisht dëmtimi, por edhe nëse do të jetë e nevojshmë të bëhen më shumë teste për të përcaktuar nëse dhimbja është e lidhur me këtë dëmtim të labrum.
- Injektim- Doktori mund të injektoj një anestezik në hapsirën e çapokut për të ndihmuar diagnostifikimi e shkakut të dhimbjes. Nëse dhimbja zhduket pas injektimit, kjo konfirmon dëmtimi në çapok është burimi i dhimbjes. Nëse dhimbja është akoma present, do të thotë që ka një shkak tjetër që shkakton dhimbjen.
- Grafi (X_ray) ndihmon mjekun për të pasur nje pamje më të mirë të kockave dhe artikulacionit coxo-femural si dhe mundësia e një dysplasia.
- MRI– rezonancë manjetike. Jep informacion shumë të mirë për indet e buta dhe pëercakton ekzaktesisht vendi i dëmtimit. Mund të shikohet edhe një dëmtim që nuk është i lidhur me dhimbjen.
- Artroskopi– është një procedurë kirurgjikale mininvasive, që mund të bëjë diagnostifikimin por edhe trajtimin e labrum duke përdorur një kamera për saktësi.
Trajtimi i dëmtimit të Labrum.
Demtimi I Labrum normalisht nuk shërohet vetvetiu, kështu që duhet trajtuar për të parandualuar artritin dhe reduktimin e dhimbjes. Ka disa lloje të ndryshme trajtimi.
Trajtimi jo kirurgjikal.
- Pushim
- Anti-inflamator
- Fizioterapi
- Injeksion Cortizon
- Artroskopi
Nëse ka një dëmtim të Labrum, por jo displasi ( keq formime) ose problem të tjera strukturale në artikulacionin Coxo-femural, atëhere mund të ralizohet një artroskopi për trajtimin e dëmtimit. Kirurgu vendos një kamer të vogël në brendësi të çapokut dhe riparon difektin nëpërmjet një instrumenti kirurgjikal. Kjo mund të jetë qepje ose heqje të indit të dëmtur ( debridement).
- Osteotomia periacetabular
Nese dysplasia është shkaku i dëmtimit të labrum, atëhere mund të bëhet një nderhyrje kirurgjikale ( osteotmi periacetabular ) ose PAO për të korrigjuar çapokun. Kirurgu do të presi dhe axhustoj kockat dhe do I vendosi ato në një pozicion normal.
- Fizioterapia.
Në të dy rastet e dëmtimit ku nevojitet ndërhyrje kirurgjikale ose jo , pacienti do ti nështrohet rehabilitimit me fizioterapi.
Programi I rehabilitimit zgjat disa jave ( 6-8) dhe ndahet në disa faza.
- Faza parë. Reduktimi i dhimbjes.
- Faza dytë. Kthimi i mobilitetit dhe fleksibilitetit.
- Faza tretë. Ushtrimet e stabilitetit dhe forcimi muscular.
Në rast nevoje konsultohuni pranë Klinikes BALANCE.
Tel +355 672847074
Klinika BALANCE
Rr. Ndreko Rino pll Viridario 1 ap 25
TIRANE
The best position is next position.