Imazheria në fizioterapi
Diagnostikimi Imazherik.
Çfare duhet të bëjmë?
Në rastin e një dëmtimi në aparatin muskolo-skeletor, hapi i parë që bëhet është saktësimi i vendit të dëmtimit, gradës së dëmtimit dhe llojit të indit të dëmtuar. Në rrrugëtimin e gjetjes së llojit të dëmtimit,shkaqet që e shkaktuan, masat që duhen marrë dhe lloji i përshtatshëm i trajtimit, një rol të pazëvendesueshëm luan pamja që marrim nga imazheria.
Informacioni që merret nga pamjet imazherike është shumë i sakta dhe në shumicën absolute të rasteve përcaktojnë diagnozën e problemit.
Çdo pamje imazherie duhet të shoqërohet me një interpretim të saktë të mjekut specialist. Nisur nga historiku i ngjarjes dhe e kaluara medikale e pacientit, mjeku specialist (Ortopedi) do të përdori pamjet imazherike për të përcaktuar Diagnozën. Pamja imazherike nuk është diagnoza
Kujdes : Diagnoza nuk përcaktohet nga pamja imazherike por ajo ndihmon mjekun specialist që së bashku me shenjat klinike dhe historikun e pacientit të përcaktojë Diagnozën.
Është përgjegjësi e mjekut specialist për të rekomnduar cilën imazheri duhet të bëni kur keni probleme me muskujt, kockat, kyçet, tendina ose ligamentet.
Në disa situata nuk rekomandohet aspak bërja e imazherive. Rastet me pacemaker, stend, shtatëzania, ankth nga claustofobia.
Është e rëndësishme të theksojmë që jo çdo informacion që del nga pamjet e imazherisë është me rëndësi dhe jo gjithmon lidhet me siptomat që përjetoni nga problemi që keni. Prandaj është e rëndësishme që çdo gjë të konsultohet me mjekun specialist.
Ndër llojet e imazherive më të përdorshme në përcaktimin e diagnoses në demtimet e aparatit muskolo-skeletor janë:
- MRI – Rezonanca manjetike
- X-Ray- Grafia
- Scaner
- Eko
MRI
Çfarë është MRI?
MRI- Rezonanca manjetike është një teknikë ku përfitimi i imazhit mere nga përdorimi i një fushe magnetike dhe valë radio të gjeneruara nga kompjuteri që arrijnë të krijojnë imazhe të detajuara të organeve dhe indeve të trupit.
Për çfarë është e përdorur MRI?
MRI është një mënyrë joinvazive për të prodhuar imazhe me cilësi të lartë të organeve tuaja të brendshme, tendinat, muskujve, kyçeve, ligamenteve, disçet vertebrale, etj. Përdoret për të diagnostikuar një gamë shume te gjërë problemash.
Si punon një MRI?
I shtirë brenda një aparati MRI, fusha magnetike riorganizon përkohësisht molekulat e ujit në trupin tuaj. Valët e radios bëjnë që këto atome të rreshtuara të prodhojnë sinjale të zbehta, të cilat përdoren për të krijuar imazhe MRI me seksion kryq.
X-RAY
Çfarë është një X-Ray?
X-Rays janë një formë e rrezatimit elektromagnetik, e ngjashme me dritën e dukshme, por ndryshe nga drita, X-Rays kanë energji më të lartë dhe mund të kalojnë nëpër objekte, duke depertuar trupin. X-Rays mjekësore përdoren për të gjeneruar imazhe të indeve dhe strukturave brenda trupit. X-Rays janë një rrezet gama dhe si të tilla kanë efekte anësore,
Për çfarë përdoren X-Rays?
X-Rays përdoren kryesisht për të parë kockat dhe nyjet, megjithëse ato ndonjëherë përdoren për të zbuluar problemet që prekin indet e buta, si organet e brendshme (mushkëritë). Problemet që mund të zbulohen gjatë një radiografie përfshijnë: frakturat e kockave, kërceve, kyçet. Ndryshimet degjenerative në kocka dhe demtimet në mushkëri.
Si punon një X-Ray?
Duke kaluar nëpër trup, energjia nga X-Ray absorbohet me ritme të ndryshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Një detektor në anën tjetër të trupit kap X-rays pasi ato kanë kaluar dhe i kthen ato në një imazh.
Skaner
Çfarë është një skaner?
Skanet mjekësorë ndihmojnë mjekun të diagnostikojë gjithçka nga trauma e kokës, deri tek dhimbja e këmbës. Ka disa lloj Skaneri që kanë funksionim dhe cilësi të ndryshme. imazhi të ndryshme.
Për çfarë përdoret skaneri?
Skanet mjekësorë janë përdorur për te prodhuar imazhe të trupit të njëriut, p.sh: organet, kyçet, indet e forta dhe të buta, etj. Profesionistët përdorin skanerin për të arritur të shohin me saktiësi indin e dëmtuar, çfarëdo qoftë ai. Skaneri ka një saktësi shumë më të madhe se Grafia por njëkohësisht një rrezatim disa herë më të madh në trupin e pacientit.
Si punon një skaner?
Gjatë skanimit, pacienti shtrihet në një krevat që lëviz ngadalë dhe ku tubat nga ku dalin rrezet rotullohen rreth pacientit duke emetuar rrezet në trupin e pacientiti.rrezet. Në vend të filmit, skaneri përdor detektor special që janë x-ray digjital, të cilët janë të vendosur fiks në anën tjetër të burimit të x-ray.
Eko
Çfarë është një eko?
Eko është një llojë skanimi me ultratinguj që nëpërmjet reflektimit të valës do të kthehet në monitor si imazh i indit.
Për çfarë përdoret ekoja?
Një eko është një skanim që përdoret për të parë indet e buta, muskujt, tendinat, ligamentet, organet, enët e gjakut. Është një lloj skanimi me ultratinguj, që do të thotë se një sondë e vogël përdoret për të dërguar valë zanore me frekuencë të lartë që krijojnë ekoja kur ato kërcejnë nga pjesë të ndryshme të trupit. Eko dopler shërben për të parë rrjetin e eneve të gjakut në të gjithë trupin.
Si punon ekoja?
Pasi aparati i Ekos përdoret për të dërguar valë zanore me frekuencë të lartë, ato depërtojnë në pjesë të ndryshme të trupit, duke na dhënë mundësinë për të parë brenda trupit. Avantazhi i ekos në krahasim me aparatet e tjera është që eko s’ka aspak efekte mbi trupin e pacientit.
Ka një dëshirë të pacientëve për të bërë shpesh grafi ose imazherira të tjera me idenë për të pasur një kontroll më të mirë mbi ecurinë e problemit. Kjo nuk është e rekomandueshme. Më e rëndesishme se vetë imazheria psh rezonanca manjetike, është interpretimi i mirë që i bën mjeku specialist imazherist.
Petrit Drini
Fizioterapist
www.klinikabalance.com
tel +355 672847074
klinika BALANCE
rr Ndreko Rino pll Viridario 1
ap 25
Tirane
‘’ The best position is the next position”