Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
Epikondilitis – Dhimbja e brrylit.
Dhimbja e brrylit –Tenis Elbow ose Epikondilitis është një gjëndje e caktuar dhimbshme e brrylit e shkaktuar nga përdorimi i tepërt. Këtu bëjnë pjesë disa lloj aktivitetesh sportive, profesioneve p.sh tenis, punonjes IT, instrumentistë etj.
Inflamacioni mund të ndodh në pjesën e jashme të brrylit( lateral) ose në pjesën e brendshme (medial). Ky inflamacion nuk prek vetëm tendinën por edhe muskujt e parakrahut dhe si e tillë ato trajtohen së bashku. Ka disa lloje trajtimesh të Tenis Elbow, me medikamente dhe pushim nga cdo aktivitet, me fizioterapi dhe nderhyrje kirurgjikale. Karakteristike e këtij inflamacioni është ripërsëritja dhe kroniciteti i tij.
ANATOMIA
Brryli është një kyç që përbëhet nga tre kocka. Humerus dhe dy kockat e parakrahut, radius dhe ulna. Në fund të krahut, humerus ka disa “gunga kockore” të quajtura epikondiles ku disa muskuj të parakrahut fillojnë rrugën e tyre. Kemi epikondil lateral dhe medial.
Muskujt, ligamentet dhe tendinat mbajnë së bashku një kuc artikolar dhe janë përgjegjës për lëvizjen e gishtave në shtrirje (ekstension ) dhe ,përkulje (përkulje)
SHKAQET
Mbingarkesa
Studimet e fundit kanë treguar se tenis elbow ( inflamacioni i tendinës ) është një dëmtim specifik I një muskuli të parakrahut. Muskujt që punojnë fort për të stabilizuar kyçin e dorës gjatë aktivitetit sportive psh tenis. Kjo sjell irritim të tendinës dhe ngradualisht dëmtimin dhe inflamacionin e saj. Këtu ndihmon edhe forma ( gunga) e brylit ku është kapur tendina.
Aktivitetet.
Sportistët nuk janë të vetmit që preken nga tenis elbow. Pjesa më e madhe e pacientëve preken nga ky inflamacin tendine në punën ose hobin e tyre për shkak të lëvizjeve të ripërsëritura në shtrirje-përkulje të parakrahut, kyçit dhe dorës. Bojaxhinjte, hidraulikët, muratorët,xhenerikët, guzhinierët, kasapët, instrumentistët, parukieret, shtëpiaket , punonjësit IT janë profesionet më të rrezikuara nga inflamcioni dhe dhimbja e brrylit. Tenisi mbetet sporti me rrezikun më të madh.
Mosha
Pjesa më e madhe e pacientëve janë midis 30-50 vjec. Por në tenis mund të ndodh në çdo moshë .
Shkak i panjohur.
Epikondilitis mund të ndodh edhe pa situatat e ripërsëritjes ose mbingarkesës. Kjo quhet idiopatike, ose shkak i panjohur.
SIMPTOMAT
Simptomat e tenis elbow vijnë ngadalë dhe gradualish. Në shumicën e rasteve dhimbja fillon e lehtë, e paparfillshme dhe rëndohet me kalimin e javëve dhe muajve.
-dhimbje ose djegie në pjesën e jashme të brrylit
– dobësim I forces shtrënguese të dorës
– herë pas here dhimbje natën
Simptomat perkeqsohen nga vazhdimi i aktivitetit dhe mos trajtimi ne kohen e duhur.
EKZAMINIMI
Mjeku merr disa faktorë në konsideratë për përcaktimin e diagnozës. Simptomat, llojin e punës, faktorët e rrezikut, sportin etje. Testet muskulare dhe të tendinës janë përcaktuese.Kontrolli manual i parakrahut, dorës, kontrolli i historikut familjar, prezenca e semundjeve autoimunitare. Mjeku përcakton diagnozën kur testet dalin positive dhe shenjat klinike justifikojnë historinë.
TESTET dhe IMAZHERIA
Mjeku juaj mund tju rekomandojë teste shtesë për përcaktimin e shakukt të inflamacionit
- Grafi- Pamja e qartë e grafisë mund të tregojë prezencë ose jo të artritis në kockan e brrylit.
- Rezonanca manjetike – MRI paraqet imazhe të indeve të buta përfshi muskujt dhe tendinat. Mund të shihen qartë dëmtimet dhe inflamacionet e indeve.
- Elektromiogramë- shërben për kontrollin e përcjellshmërisë së nervit duke evidentuar bllokadat e nervit.
TRAJTIMI
Trajtim jo kirurgjikal
Afërsisht 80-95 % e pacientëve kannë sukses me trajtimin jo kirurgjikal.
Pushim. Hapi I parë është ndalimi i aktiviteteve fizike ose veprimeve që kanë shkaktuar simptomat javët e fundit.
Medikamente. Acetaminophen ose anti-inflamatorë jo steroidal si Ibuprofen, naproxen që reduktojnë dhimbjen dhe ënjtjen.
Fizioterapi. Ushtrime specifike ndihmojnë në forcimin e muskujve të parakrahut. Ultra sound , terapi me ftohje, masazhe terapike, teknika stimuluese muskulare përmisojnë gjendjen dhe kurojnë shpejt.
Suporte. Perdorimi I suporteve plastike ne kurriz të parakrahut ndihmon
Medikamente steroidale. Injektimi I anti-inflamatorëve kortizonikë bëhet kur mjeku e gjykon të arsyeshëm.
Injektim me plazmë të pasuruar. Është një trajtim biologjik që ka si qëllim të përmisojje ambjentin përreth indeve të inflamuara. Një sasi gjaku I pacientit centrifugohet dhe pasurohet me trombocite që janë faktori përcaktues I rritjes së indit. Kjo sasi gjaku injetktohet në zonën e inflamuar.
Terapia Shock ëave- valë goditëse.
Trajtimi Kirurgjikal
Nëse simptomat nuk përmisohen në harkun midis 6-12 muaj nga trajtimi jo kirurgjikal atëhere mjeku mund të rekomandojë ndërhyrjen kirrurgjikale.
Proçedurat e kirurgjisë për tenis elboë përfshijnë eliminimin e pjesës së muskul-tendinës së inflamuar dhe rilidhin muskulin me kockën. Ndërhyrja kirurgjikale e duhur përcaktohet nga disa faktorë si masa e dëmtimit, gjendja e përgjitheshme shëndetsore dhe nevoja e pacientit për këtë lloj ndërhyrje. Kirurgjia duhet shikuar jo vetëm si zgjidhje e të tashmes por sidomos si zgjidhje për të ardhmen profesionale të pacientit. Kirurgjia është me hapje.
Artroskopi.
Tenis elbow mund të kurohet edhe me ndërhyrjen artroskopike, me instrumente të vegjel që futen në një të çarë të vogël. Kjo konsiderohet si ndërhyrje mini-invazive dhe shumë më e lehtë për pacientin.
Reziqet nga kirurgjia. Çdo lloj ndërhyrje lidhet me disa rreziqe që duhen marrë parasysh
- Infeksion
- Dëmtim I indeve oser nervave
- Zgjat kohën e rehabilitimit
- Humbje të fleksibilitetit dhe forcës
- Mundësia e rindërhyrjes kur nuk shkon mirë
Rehabilitimi
Pas kirurgjisë parakrahu mbahet I imobilizuar për disa ditë me një suport. Pas 1 jave hiqen penjtë dhe suporti. Pas heqjes së suportit fillohet me ushtrimet, streching dhe rikthimin e fleksibilitetit që zgjasin për afro 8 javë .
Në përgjithsi pacienti është në gjendje të rikthehet në aktivitetin e tij sportiv pas 4-6 muajsh. Kirugjia ka një sukses në 80-90 % të pacientve.
Fizioterapia
Roli I fizioterapisë në rehabilitimin e inflamacionit të tendines së epikondilit është vendimtar. Pavarsisht vendimit të mjekut specialist për trajtimin e inflamaciont, kirurgj ose jo kirurgjikal, fizioterapia do të jetë pjesë e rehbilitimit në çdo situatë .
Petrit Drini
Fizioterapist
Klinika BALANCE
www.klinikabalance.com
+355 672847074
rr Ndreko Rino Pll Viridario 1 ap 25 TIRANE